Lamtumirë aktorëve Fuat Boçi dhe Anton Krosaj; Humorit shqiptar do t’i mungoni shumë!

Lamtumirë aktorëve Fuat Boçi dhe Anton Krosaj; Humorit shqiptar do t’i mungoni shumë!

17:48, 21/07/2020

Humori shqiptar sot është në zi. Është përcjellë sot për në banesën e fundit një nga ikonat e humorit të qytetit të Fierit dhe artit shqiptar, Fuat Boçi. Publiku do ta kujtojë për rolet e tij në estradë, teatër e filma.

‘A doni më për Belulin’ ka qenë një ndër skeçet më të famshme dhe që ka ngelur si batutë në jetën e përditshme. Boçi mbylli sytë në moshën 89-vjeçare dhe u përcoll me nderime nga familjarë, miq, kolegë, artistë dhe i gjthë qyteti i Fierit.

Image

Po sot Shkodra ka humbur një prej figurave më karizmatike të saj, Anton Krosaj. Aktori i humorit mbylli sytë në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje së cilës nuk i mbijetoi dot. Krosaj ka qenë pjesë e trupës së Teatrit “Migjeni” dhe numëron një mori rolesh në skeçe të ndryshme.

Përveç roleve në Estradën e Shkodrës, e kemi parë edhe në shumë filma, produksione të Arjan Çuliqit 'Para nga qielli', 'Piruet', 'Pesha e gruas sime', 'Pavioni zero', 'Personazhe ne kurth', etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco