Ndarja nga jeta e artistit Fuat Boçi, Mediu: Lamtumirë njeriu i mirë

Ndarja nga jeta e artistit Fuat Boçi, Mediu: Lamtumirë njeriu i mirë

14:20, 21/07/2020

Kreu i PR-së Fatmir Mediu, ka ngushëlluar familjen e artistit të mirënjohur, Fuat Boçi.

Me një mesazh drejtuar familjes së tij, Mediu shkruan se aktori Fuat Boçi, ‘në momente shumë të rëndësishme me fjalën e tij na ka bërë të mendojmë, në kohë përplasjesh inatesh na ka bërë të kuptojmë se të jesh qytetar duhet të dish të tolerosh, dëgjosh e bashkëpunosh’.

Mesazhi i plotë i kreut të PR, Fatmir Mediu:

Sot u nda nga jeta një nga Intelektualet, artistët, qytetarët e rrallë jo vetëm të Fierit, por gjithë Shqipërisë Fuat Boçi.

Fuati ishte njeri i humorit i cili në kohë të vështira na ka bërë të buzëqeshim, me Lipe Shtogun, Belulin e qindra role pa fund.

Në momente shumë të rëndësishme me fjalën e tij na ka bërë të mendojmë, në kohë përplasjesh inatesh na ka bërë të kuptojmë se të jesh qytetar duhet të dish të tolerosh, dëgjosh e bashkëpunosh.

Kam pas kënaqësinë ta konsideroj veten mik të Fuat Boçit dhe familjes se tij të mrekullueshme.

Me këto momente të vështira lutem që Zoti t’i jap force e kurajo familjes, të kalojë këtë moment të vështirë.

Fuat u prehsh në paqe.

Lamtumirë njeriu i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco