Intermeco I

Intermeco I

10:30, 13/07/2020 Nga Enver Morina

Dromca e imazhe të ndryshkura konvergjencash në diversitetet e zhanrit dhe identitetit, jo vetëm krijues.

Homazh për pedagogun, kritikun e letërsisë e poetin Basri Çapriqi (1960-2018), për kritikun e historianin Gëzim Qëndro (1957-2018) dhe regjizorin Gjergj Xhuvani (1963-2019).

Hyrja si dalje përmes përshkrimit.

Të dashurosh armiqtë fisnik deri në epilogun e shkruar keq, si prolog i përhershëm në aventurën ballkanike, mes dy popujve, në të cilën hapësirë kombet kanë kuptim tradicional, e herë-herë naiv...

Dy botime të rralla, të botuara në të njëjtin vit.
Monumentale për nga rëndësia.
Të ndryshme për nga tematika, përputhshmëria.
Njëri me një autor, tjetri me disa autorë.

“Figura e armikut” (ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe), qendra multimedia, Prishtinë, 2016.
E ndarë në shtatë kapituj (gjithsejtë 24 shkrime, studime) vijnë këta autorë: Aleksandar Pavlloviq, Srgjan Atanasovski, Millan Milkoviq, Ana Petrov, Vlladan Jovanoviq, Agron Bajrami, Atdhe Hetemi, Marjan Ivkoviq, Tamara Petroviq Trifunoviq, Srgjan Prodanoviq, Aleksandra Iliq Rajkoviq, Esilda Luku, Naile Mala-Imami, Shkëlzen Gashi, Armanda Hysa, Maria Mandiq, Ana Sivaçki, Inis Shkreli, Rigels Halili, Predrag Krstiq, Gazela Pudar Drashko, Sasha Qiriq, Basri Çapriqi, Anton Berishaj, Jelena Llonçar, Ana Bireshev dhe Adriana Zaharijeviq.
Shkrimtari Basri Çapriqi (1960-2018) përmes “Armiq dhe njerëz” shpreh qëndrimin “që ka ardhur koha që konfliktet të mbeten në të shkuarën e që Ballkani të ketë paqe”. Autori tashmë ka ikur nga kjo botë ...

Gëzim Qëndro “Kinostudioja “Shqipëria e vjetër” (ose Aventura seminale e gjurmës), Onufri, Tiranë, 2016.
Në nisje të prologut autori Gëzim Qëndro (1957-2018) citon Svetllana Boym “E shkruara po bëhet edhe më e paparashikueshme se e ardhmja”. Gëzim Qëndro në të dhëna shterruese dhe përmbajtësore na jep objektin e Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952).

Halil Matoshi në librin “Lajmësi memec” tregimin e parë e titullon “Armiku fisnik”, apriori në shembullin e Borges, siç thotë “Fatit i pëlqejnë përsëritjet, motërzimet, simetritë...”

Prologu si epilog përmes citatit.

Në vitin 1939 qeveria qeveria gjermane fillon një ekspeditë polare për të gjetur prova të teorisë së shkencëtarit gjerman Alfred Wegener nga viti 1912 që të gjitha kontinentet në tokë ishin fillimisht të ndërlidhura, ndërsa në vitin 1947 marinari shqiptar Spiro Kote vret kapterin dhe dy shoqëruesit e tij dhe kthen anijen ushtarake në portin e Durrësit...

Dy filma, të xhiruar në kohë të ndryshme
Ndërhyrje si rishkrim i historisë
Tematikë të njëjtë në rrethana “ideale”
I pari bardh e zi, tjetri kolor

Filmi shqiptar “Duel i heshtur” (1967) është frymëzuar nga ngjarja e Heroit të Popullit Spiro Kote, realizuar nga regjizori Dhimitër Anagnosti, me skenar Nasho Jorgaqi. Ramiut i kërkohet nga një komandë e një flote të huaj, të dëshmoj kundër qeverisë shqiptare në gjyqin e Hagës, se kanë minuar një rrugë detare, kanalin e Korfuzit. Qëllimi i tij dhe shoqëruesve dështon teksa ata luftojnë me marinar Skënderin, i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri...

Qendra nuk ka të drejtë të jap detyra që nuk realizohen.
Kjo asht e vërtetë, gjithsecili ka idealet e veta.
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku!
Lufta na mësoj shumë gjëra.

Filmi suedez “Të vdesësh për armikun” (An Enemy to Die For, 2012) është realizuar nga regjizori Peter Dalle, me skenar të vet regjizorit. Në prag të Luftës së Dytë Botërore pjesëtarët e një ekspedite me ekipazh nga disa shtete, në Arktik e gjejnë veten në një betejë për mbijetesë kur të gjithë marrin urdhëra që të janë aktiv në luftë.

Ne jemi shkencëtar, nuk jemi politikanë.
Është lufta e tyre, por jeta e jote.
-Dielli po lind në Berlin.
-Dhe po nxjerrin në dritë të gjithë zvarranikë.

Gjergj Xhuvani (1963-2019) ka xhiruar filmin “I dashur armik” dhe në edicionin e 12-të të Festivalit të Filmit Shqiptar së bashku me “Parullat” bëhet një nga regjizorët e paktë që në mileniumin e ri të konkurroj me dy filma artistik në një festival filmi ...

(nxjerr nga “Ditari i Arbër Varrit”).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco