Camaj dhe Koliqi, agjentë?/ Agim Baci: Janë dy shqiptarë të mëdhenj, ishin në front kundërshtar me regjimin monist

Camaj dhe Koliqi, agjentë?/ Agim Baci: Janë dy shqiptarë të mëdhenj, ishin në front kundërshtar me regjimin monist

18:27, 10/07/2020

Kritiku i letërsisë dhe studiuesi Agim Baci i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi janë dy shqiptarë të mëdhenj.

Baci theksoi se dokumentet për ta paraqesin thjesht thashetheme dhe nuk nënvizojnë asgjë të vërtetë.

“Camaj dhe Koliqi janë figura të rëndësishme. Unë do të doja që përpara se të diskutohet për këto figura, të diskutohej edhe për krimet e komunizmit. Për Camaj më shumë janë thashetheme, ndërsa për Koliqin ka më shumë të dhëna. Normalisht që CIA etj kishin interes për figura të rëndësishme. Camaj dhe Koliqi janë dy shqiptarë të mëdhenj, që ishin në front të kundërt me atë që ishte më vonë një regjim konunist i egër.”, tha Baci.

Agim Baci theksoi se Camaj e Koliqi kanë qenë në front kundër regjimit të kaluar monist, duke shtuar se duhet po ashtu të zbardhet krimet e komunizmit në Shqipëri.

“Edhe pas viteve 1990, vazhdonte kultura moniste prandaj nuk patwn jehonw kwta emra. Kjo sepse edhe në vitet 1990, kishte ende ideologji të konunizmit. Edhe kur erdhën ehstrat e Mit’had Frashërit në Shqipëri, pati debat, Kjo sepse nostalgjia e së kaluarës ende vijon. Debatin duhet ta marrë Akademia e Shkencave. Ne merremi me thashetheme dhe jo me të vërtetat, qw janw krimet e komunizmit. Mua më rezulton se Camaj dhe Koliqi ishin në front kundërshtar me sistemin monist. Të dy janë figura me rëndësi të kulturës shqiptare. Te vepra e tyre shihet një dashuri e madhe për Shqipërinë. Nëse flasim për Myslim Pezën dhe këta dy shqiptarë as që krahasohen.

Ne madje duhet ta shikojmë edhe në këndvështrimin se pse ata nuk bashkëpunuan aq fort me CIA-sa të rrëzojnë Enver Hoxhën. Në dokumente nuk ka asgjë antishqiptare. Mendoj se teksti shkollor ndoshta duhet të rishikohet. Duhet të thuhen të vërtetat. Për krimet e komunizmit nuk është bërë gjëja e duhur. Martin Camaj thotë se dua të bëhem një gur në cep të vendit tim, do të thotë se e do Shqipërinë”, vlerëoi studiuesi Baci.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco