Piktura në miniaturë, Betina Sharavolli, artistja që eksperimenton me ngjyrat dhe teknikën

Piktura në miniaturë, Betina Sharavolli, artistja që eksperimenton me ngjyrat dhe teknikën

19:48, 19/06/2020

“Piktura është poezi pa fjalë”, ka thënë Horaci. Në punimet e saj Betina Sharavolli ka mishëruar ndjenja më të thella të një artisteje, që ka përqafuar të parrokshmen  dhe qasjen ndryshe ndaj së bukururës. Për Syri TV, piktorja rrëfen se si lindi dëshira për të koleksionuar sende të vogla, për të vijuar më pas me gurët, ku realizon dhe pikturat në miniaturë.

Betina thotë se për pikturat në miniaturë duhen ngjyra të pastra dhe të plota. Piktorja preferon ngjyrat e ngrohta. Ajo shkon drejt rrymës së simbolizmit dhe realizmit.

Artistja tregon se ishte duke u përgatitur për një ekspozitë, por periudha e pandemisë ndaloi gjithçka. Megjithatë, kjo periudhë  ka qenë mjaft produktive për të.

Pak kohë më parë, Betina ka kryer specializime në Spanjë.  Ajo pohon se punimet e saj kanë ngjallur kërshëri edhe përtej kufijve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco