Lulzim Basha mbledh nesër Kryesinë e PD-së

Lulzim Basha mbledh nesër Kryesinë e PD-së

19:46, 06/06/2020

Nesër Partia Demokratike mbledh Kryesinë e saj.

Burime për Syri.net shprehen se, mbledhja do të nisë në ora 11:00.

Mbledhja e Lulzim Bashës me Kryesinë vjen teksa një ditë më parë u arrit marrëveshja për Reformën Zgjedhore.

Sipas informacioneve nga selia blu, Basha do ti prezantojë anëtarëve të Kryesisë procesin se si u arrit dakordësia për Reformën Zgjedhore.

Mazhoranca dhe Opozita arritën dakordësinë për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot ajo u përmbyll formalisht, pasi u plotësua kuadri i plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco