Pakti i intelektualëve me SHBA-të - ekzistencial

Pakti i intelektualëve me SHBA-të - ekzistencial

14:06, 06/06/2020

Shkrimtari Jusuf Buxhovi sot promovoi romanin e ri "Mona" në Bibliotekën e Qytetit në Gjakovë. Autori deklaroi se Gjakova është zgjedhur jo rastësisht për promovim, meqë Gjakova historikisht dhe politikisht ka qenë cak i karantenimeve me të cilat është synuar që me gjenocide dhe etnocide t'i rrënohet qenies etnike dhe shpirtërore e një ambienti që paraqet berthamën e shqiptarizmit.

Meqë kjo vepër letrare trajton artistikisht gamen e raporteve me SHBA-të në fazat më të rëndësishme të çlirimit dhe të shtetndërtimit mbi ironinë e pasthirrmës :"Oh, Amerikë!", që është refren i një të çmendure, - intelektuale kritike, që është shpallur e tillë për t'u heshtur të vertetat e saj (dhuninet gjatë luftës, vrasjet politike, uzurpimet e të tjerat) nga "aleatët" amerikanë në kuadër të politikës ditore, autori i kushtoi një vemendje raporteve politike me SHBA-të.

Tha se në disa segmente, veçmas atyre të përmbylljes së shtetndërtimit për të cilin SHBA kanë merita të mëdha, partneriteti i amerikave me të tillët, që kanë uzurpuar pushtetin, ka prodhuar pasoja negative për gjithë procesin. Shkrimtari deklaroi se vepra e tij asesi nuk duhet të merret si manifestim letrar antiamerikan apo të ngarkohet me këtë anatemë.

Përkundrazi, edhe nga refreni i tillë, miqësia me SHBA-të del ezistenciale, ngaqë ajo ishte fryt i një "pakti" midis intelektualëve me SHBA-të në prill të vitit 1990 të lidhur në Uashington në Kongresin Amerikan me rastin e vizitës së Ibrahim Rugovës dhe spektrit të gjërë intelektual, mbi formulën "liri, barazi,demokraci", që ishte platformë e lëvizjes kombëtare. Kjo formulë nga pragmatizni politik i rrethanave, kur kërkohej që lufta diplomatike të kthehej në diplomaci të luftës , pra kur u desh ndërhyrja ushtarake kundër Millosheviqit në vitin 1999, u zëvendësue me atë "të çlirimit", formulë kjo që u keqpërdor nga ata që e përvetësuan për ta kapur shtetin në të gjitha segmentet, gjë që çlirimi nuk u kthye në liri, siç pritej, por në të kundërtën.

Autori theksoi se, në këtë aspekt rrëfimi i ti imagjinativ ndlrton një qendrim kritik ndaj realiteteve që u mundësuan manipuluesve që "miqësinë" me amerikanët, ta shfrytëzojnë për të kapur shtetin me çka një procesi historik i është ndryshuar kahu për të keq. Që liria të kthehet në vletë fundanentale, autori theksoi se SHBA-ve u bie barra që të çojnë kah fundi procesin e shtet ndertimit të Kosovës, duke u dhënë mbështetetje forcave politike që angazhohem për shtetin e pavarur të Kosovës, të lirë, demokratik, të lidhur me vlerave prëndimore. Pra, të mbështeten forcat politike që kërkojnë ndryshime pozitive me të cilat Kosovës i kthehet ardhmëria.

Por, për autorin, ndryshimi paraqitet kauzë dhe jo mjet vetëm për të ardhur në pushtet mbi diskursin e konfrontimeve miq-armiq, me çka riciklohet e keqja. Kjo kauzë kërkon politikanjë të vendosur, që marrin përgjegjësinë në vend se të ikin prej saj pa e filluar mirë, duke e bërë këtë me arsyetime populiste.

Në fund autori tha se klithja e autorës "Oh, Amerikë" ka të bëjë me shqetësimin intelektul kundër klasës politike që po mundohet të rrënojë institucionet siç po veprohet në Shqipëri. Si shembull, autori, theksoi sjelljen e papërgjegjshme të Presidentit për hapjen e çështjeve që kanë të bëjnë me rrënimin e sovraniitetit shtetëror në emër të një marrëveshjeje me Serbinë, atë të kryeministrit të shkarkuar që, kuturu, SHBA-të i vuri në dyshim se po ia përgatisin thikat Kosovës si dhe sjelljen e papërgjegjegjshme të Kryeparlamentarës, që të mos drejtojë seancën e Parlamentit për motive politike, veprime këto që degradojnë institucinon.

Këto, autori i quajti shqetësime të mëdha, meqë po qe se vazhdohet me këtë logjikë, pra të degradimit të tri shtyllave institucionale të shtetit, atëherë mund të ndodh që SHBA-të ta humbin intresimin për Kosovën, gjë që e gjitha mund ta kthejnë gjendjen e vitit të mbrapsht 1914, që për pasojë, në emët të disa pazareve me rusët, mund të ketë vetëm rikthimin e pushtimit serb.

Për kët duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë dhe të reagojnë para se të bëhet vonë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco