Përshkallëzohet lufta/ Twitter censuron edhe Shtëpinë e Bardhë

Përshkallëzohet lufta/ Twitter censuron edhe Shtëpinë e Bardhë

20:04, 29/05/2020

Përshkallëzohet beteja mes gjigantit të medias sociale, Twitter dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Pasi censuroi llogarinë personale të Donald Trump, Twitter tani ka censuruar edhe llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, Twitter censuroi një mesazh të Trump, ku dënohej dhuna në Minneapolis, duke e fshehur mesazhin pas një njoftimi ku thuhet se ai ‘mbështet dhunën’. Reagimi erdhi pasi një person me ngjyrë, George Floyd vdiq nga dhuna policore. Kjo solli protesta të dhunshme dhe akte vandalizmi.

“Këta banditë po çnderojnë kujtimin e George Floyd. Unë nuk do ta lejoj këtë. Ne do marrim kontrollin. Kur fillon vandalizmi, fillojnë të shtënat,” tha Trump.

Pas censurimit, mesazhi u postua nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se ai jo vetëm nuk e ‘glorifikon’ dhunën, por e dënon.

Zyrtarë republikanë thanë se Tëitter ka lejuar mesazhe të dhunshme, si ato të ajatollahëve të Iranit.

Presidenti Trump është angazhuar në një betejë kundër medias sociale, duke e akuzuar se censuron pikëpamjet e djathta dhe amplifikon qëndrimet e të majtëve.

Ai ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për ngritjen e padive ndaj medieve sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco