“Ditarët Artistikë”

“Ditarët Artistikë”

11:23, 07/05/2020


Galeria Nacionale, në këtë periudhë të izolimit, kur hapësirat e Galerisë sonë janë mbyllur për vizitë, po përpiqet vazhdimisht të jetë aktive në mënyrë virtuale, në mediumet sociale, me aktivitetet dhe projektet e veta të shumëllojshme, duke Ju informuar, duke Ju animuar, duke Ju edukuar.
Kemi filluar edhe një projekt të tillë kohëve të fundit. Bëhet fjalë për projektin “Ditarët Artistikë”, ku në fakt do të paraqesim video të shkurtra të regjistruara në vetë-izolim nga banesat e artistëve maqedonas. Me ftesën tonë, qëllimi i një aktiviteti të tillë është që të afrojmë jetën e tyre të përditshme drejt jush, të ndajmë, të bashkëndiejmë, t’i gëzohemi takimit virtual me autorët dhe veprat e tyre, në mënyrë që të kapërcejmë më shpejt këtë periudhë izolimi dhe të takohemi shpejt në tempujt e artit.


Gjysma e dytë e këtij viti 2020 do të jetë interesante. Në këtë periudhë që po shkruhen reshte të reja në artin bashkëkohor botëror dhe në atë të Maqedonisë së Veriut, me temën e (hiper)produksionit krijues “korona”, e cila do të parashtrojë shumë pyetje, do të japë shumë përgjigje, që është një diskurs plotësisht i ri, origjinal, i pasupozuar.


E para nga seria “Ditarët Artistikë” është videoja e artistes sonë Diana Tomiq, në të cilën, veç të tjerash, ajo shprehet: “Qytetet e braktisura, natyra që ka filluar të përtërihet, rrugët boshe… në fillim dhe një frikë e caktuar, që na çuan në vetë-tërheqje dhe analizë, se kush jemi ne! Me këtë izolim, unë në fakt hyra në disa hulumtime dhe eksperimente mbi tema që gazmojnë, në çastin kur natyra filloi përsëri të pushtojë hapësirën”.
Galeria Nacionale vazhdon punën e saj në hapësirën virtuale dhe dixhitale, kështu që ndiqni programin tonë të pasur në rrjetet sociale.
Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco