Delegacioni i BE fton shqiptarët në koncertin me ritme ballkanike

Delegacioni i BE fton shqiptarët në koncertin me ritme ballkanike

15:07, 02/05/2020

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen me të për të ndjekur virtualisht një koncert me ritme ballkanike. Hollësitë mbi artistët që interpretojnë i ka dhënë në profilin e Misionit të BE  në Fb:

"Ritmet e Ballkanit kanë qenë gjithmonë të veçanta në stilin dhe kombinimin e instrumenteve. Të tilla do të jenë ato që do të na shoqërojnë të dielën 10 maj në 20:00.

Dino Murtezani ka bashkuar forcat me instrumentistët e njohur të duetit të kitarës klasike dhe akustike sllovene Aritmija, Tilen Stepišnik dhe Šemsudin Dino Džopa. Për këtë rast, perkuzionisti Andrej Tomazin do të bashkohet me ta në darbuka, cajon dhe udu.

Projekti Dino Murtezani është një grup muzikor botëror që performon muzikë tradicionale të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit, kompozuar nga artistë të ndryshëm, si dhe kompozimet e tyre origjinale.

Përveçse këngëtar, Dino prezantohet në këtë projekt edhe si një instrumentist në një fyell mistik tradicional të luajtur në të gjithë Ballkanin.

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovene ne Tirane, ju fton të shijoni performancën e tyre në faqen tonë në Facebook të dielen më 10 maj në orën 20:00.

Njihuni më mirë me muzikën e Duo Aritmija në këtë performancë të kompozuar nga Dino Murtezani: https://youtu.be/pkPf6M5RBWg

Ndiq eventin për më shumë detaje: Duo Aritmija & Dino Murtezani në #EuropeWeekAlbania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco