VIDEO/'Pandemia -Qeverija' - parodia më e re nga Lalushi që do t'ju relaksojë gjatë kohës së koronavirusit

VIDEO/'Pandemia -Qeverija' - parodia më e re nga Lalushi që do t'ju relaksojë gjatë kohës së koronavirusit

18:11, 04/04/2020

Humoristi i njohur Ganimet Bytyqi i njohur si 'Lalushi' ka sjellë për këtë kohë të pandemisë në të cilën po e kalojmë një këngë relaksuese për të gjithë shqiptarët kudo që janë, shkruan Syri.net Kosova.

Lalushi së bashku me Sali dhe Sami Gashin kanë sjellë parodinë me titull: 'Pandemia-Qeverija' ku karakterizohet më së miri koha në të cilin po kalojmë të gjithë të mbyllur në shtëpi.

Përveç pandemisë së koronavirusit, tekstshkruesi i parodisë, Petrit Qerimi pikëton në mënyrën me të mirë edhe rrjedhat politike dhe përplasjen mes Hashimit dhe Albinit, duke bërë që në këtë kohë krize për jetën tonë të prodhohet edhe kriza tjetër ajo politike.

Mesazhi më i mirë i kësaj parodie vjen në fund, ku Lalushi me shokët e tij në klip bën thirrje që të qëndroni sa më shumë në shtëpi, në mënyrë që mos të qani kur të shkoni në spital. /Syri.net Kosova

Dëgjim të këndshëm:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco