Pritjes i erdhi fundit: Gjithçka gati për sezonin e katër të La Casa de Papel

Pritjes i erdhi fundit: Gjithçka gati për sezonin e katër të La Casa de Papel

17:02, 03/04/2020

Sot pritet të transmetohet sezoni i katërt i serialit të famshëm ‘La Casa de Papel’ në Netflix. Gjithsej do të jenë 8 episode dhe që të gjitha do të publikohen menjëherë.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e La Casa de Papel janë bërë të ditur edhe titujt e 8 episodeve. Episodi i parë që do të hapi këtë sezon të katër titullohet ‘Loja mbaroi’.

Image

Titujt e tetë episodeve janë: “Loja mbaroi”, “Dasma e Berlinit”, “Mësimi i Antonit”, “Pasodoble” ,  “5 minuta më herët”, “TKO”, “Goditni tendën” dhe “Plani i Parisit”.

Të gjitha episodet do të publikohen përnjëherë, ndërsa orari i publikimit në secilin shtet është bërë publik në atë video.

Në Kosovë adhuruesit e këtij seriali do të mund ta shohin atë në Netflix, pra këtë të premte, më 3 prill, nga ora 09:00.

Image

Tri sezonet e para kanë qenë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun, me aktorët që mbajnë emrat e kryeqyteteve.

Kujtojmë se, njëra prej aktoreve të këtij seriali, Itziar Ituño, e njohur si inspektorja Rakel, së fundi ka konfirmuar se është prekur me koronavirus.

Për shkak të pandemisë, kishte dyshime nëse do të publikohej në kohën e paraparë ky serial, por organizatorët nuk e kanë shtyrë datën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco