Shoqata Norvegjeze e Futbollit ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Izraelit për ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Fondet e grumbulluara do t'u shpërndahen organizatave mjekësore dhe humanitare që veprojnë në terren, përfshirë organizatën Mjekët pa Kufij (Medecins Sans Frontieres – MSF), e cila ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë jetike për civilët e prekur nga konflikti.
Në një reagim zyrtar, Shoqata Norvegjeze e Futbollit theksoi se qëllimi i kësaj nisme është të ofrojë mbështetje konkrete për njerëzit që po përballen me një krizë të rëndë humanitare, pavarësisht rrethanave politike.
Vendimi ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë përshëndetur si një shembull të mënyrës se si sporti mund të shërbejë për të ndihmuar komunitetet që kanë më shumë nevojë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: