Neymar dhuron 250 mijë dollarë për ndihmat pas tërmetit në Venezuelë

Neymar dhuron 250 mijë dollarë për ndihmat pas tërmetit në Venezuelë

11:11, 29/06/2026

‘Ylli’ i Brazilit, Neymar, ka treguar edhe një herë anën e tij humanitare, duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për viktimat e tërmetit shkatërrues në Venezuelë. Sipas raportimeve të ‘El Sumario’, sulmuesi brazilian ka kontribuar me 250 mijë dollarë për operacionet e shpëtimit dhe ndihmës në zonat e prekura.

Fondet e dhuruara do të përdoren për të mbështetur nevojat urgjente të popullsisë së goditur nga katastrofa natyrore, përfshirë shpërndarjen e ushqimit, ujit të pijshëm, furnizimeve mjekësore dhe krijimin e strehimeve të përkohshme për familjet e mbetura pa shtëpi.

Në një mesazh solidariteti, Neymar ka shprehur dëshirën që komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt dhe të arrijnë të rindërtojnë jetën e tyre pas kësaj tragjedie të rëndë.

Ky gjest i tij është pritur pozitivisht në mbarë botën, duke theksuar edhe një herë rolin e sportistëve të mëdhenj jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në situata humanitare globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco