Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

VIDEO/ Skenë surreale në tenis, pulëbardha ‘vjedh’ bananen gjatë ndeshjes në Dublin

VIDEO/ Skenë surreale në tenis, pulëbardha ‘vjedh’ bananen gjatë ndeshjes në Dublin

11:58, 17/06/2026

Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë turneut Challenger në Dublin, në ndeshjen e raundit të parë mes Bernard Tomic dhe Conor Gannon, ku protagonistë nuk ishin vetëm tenistët, por edhe dy pulëbardha.

Gjatë “tie-break”-ut të setit të parë, njëra nga pulëbardhat iu afrua stolit të Gannon dhe i rrëmbeu një banane, mes habisë dhe protestave të lojtarit. Por situata nuk përfundoi me kaq.

Përpara se zogu të largohej nga fusha, një pulëbardhë tjetër ndërhyri duke tentuar t’ia marrë “plaçkën”, duke krijuar një ndjekje të pazakontë në ajër që detyroi ndërprerjen e ndeshjes për disa sekonda.

Pamja e pazakontë shkaktoi të qeshura dhe habi si te publiku ashtu edhe te lojtarët, duke e kthyer një moment të zakonshëm sportiv në një episod të rrallë dhe surreal në botën e tenisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco