Gjendja fizike e Neymar-it është drejt përmirësimit, por ende nuk ka siguri për datën e rikthimit të tij në fushë me kombëtaren braziliane. Pak ditë para debutimit të Brazilit në Botërorin 2026, të shtunën kundër Marokut, Federata Braziliane e Futbollit (CBF) bëri të ditur se analizat e fundit të sulmuesit të Santosit kanë treguar një “evoluim të mirë” në rikuperimin nga dëmtimi muskulor i shkallës së dytë në pulpën e këmbës së djathtë.
Sipas CBF-së, rezonanca magnetike ka konfirmuar progres në përputhje me pritshmëritë e stafit mjekësor, ndërsa numri 10 i Brazilit do të vazhdojë programin e rikuperimit dhe përgatitjes fizike.
Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit, trajneri Carlo Ancelotti deklaroi se shpreson ta ketë Neymarin në dispozicion gjatë stërvitjeve të javës. Megjithatë, aktivizimi i tij në sfidën kundër Marokut aktualisht duket i pamundur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: