Shqipëria U-21 reziston ndaj Italisë, kuqezinjtë mposhten minimalisht në miqësoren e qershorit

Shqipëria U-21 reziston ndaj Italisë, kuqezinjtë mposhten minimalisht në miqësoren e qershorit

22:29, 08/06/2026

Kombëtarja shqiptare U-21 u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Italia U-21 në ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor, e zhvilluar në stadiumin “Omero Tognon”.

Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion: Simon Simoni, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Arlind Kurti, Zylyf Muça, Feta Fetai (kapiten), Aidon Shehu, Burak Alili, Fabjan Përndreca, Rrok Toma dhe Kevin Dodaj.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive përballë një kundërshtari cilësor dhe krijuan disa raste të mira për shënim. Në minutën e 19-të, Shqipëria iu afrua golit me Rrok Tomën, i cili goditi me kokë nga brenda zonës, por topi përfundoi mbi traversë.

Më pas ishte radha e Fabjan Përndrecës të rrezikonte portën italiane me një goditje të fortë nga distanca, e cila kaloi shumë pranë shtyllës.

Edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin. Në minutën e 60-të, kapiteni Feta Fetai provoi nga brenda zonës, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Italia arriti të realizojë golin e vetëm të takimit në minutën e 63-të me Calvanin, i cili shfrytëzoi një nga rastet e vendasve për t’i kaluar italianët në avantazh.

Shqipëria U-21 nuk u dorëzua dhe tentoi deri në fund për të rikthyer baraspeshën, por pa arritur të ndryshojë rezultatin, me sfidën që u mbyll me fitoren minimale të Italisë U-21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco