‘Ylli’ i ri i Barcelona, Lamine Yamal, po e pret me entuziazëm Kupën e Botës 2026, turne që do të jetë Botërori i tij i parë me kombëtaren e Spanja.
Talenti 18-vjeçar ka folur për emocionet, objektivat dhe pritshmëritë e tij në një video të publikuar në kanalin personal në YouTube, ku nuk munguan edhe deklaratat interesante.
Mes tyre, Yamal bëri një premtim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve të “La Roja”.
“Nëse do të fitoj Botërorin, do të lë të më rriten plotësisht mjekra dhe mustaqet për tri javë”, deklaroi me humor sulmuesi spanjoll.
Por surprizat nuk mbaruan aty. Futbollisti i Barcelonës shtoi se, në rast triumfi në Kupën e Botës, do të dhurojë edhe 100 palë kufje Beats për tifozët e tij përmes një shorteu special.
Gjatë intervistës, Yamal foli edhe për eksperiencën e fituar në Euro 2024, kompeticion që u fitua nga Spanja dhe që, sipas tij, ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin personal dhe profesional.
“Mësimi më i rëndësishëm që kam marrë lidhet me kontrollin e emocioneve. Në fillim isha shumë nervoz sepse ishte turneu im i parë i madh ndërkombëtar. Kuptova se duhet të qëndrosh i qetë, sepse një kompeticion kaq i gjatë nuk vendoset nga një ndeshje e vetme”, u shpreh Yamal.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: