Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

VIDEO/ Lotët e Cristiano Ronaldos prekin tifozët, emocion i madh pas golit të dytë me Al Nassr-in

VIDEO/ Lotët e Cristiano Ronaldos prekin tifozët, emocion i madh pas golit të dytë me Al Nassr-in

07:38, 22/05/2026

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se pasioni për fitoret dhe futbollin nuk njeh moshë. Edhe pse 41 vjeç dhe pasi ka fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm në karrierën e tij të jashtëzakonshme, ‘ylli’ portugez nuk arriti t’i mbante lotët pas golit të dytë të shënuar me fanellën e Al Nassr.

Goli i tij vulosi triumfin historik të Al Nassr-it dhe titullin e parë të madh të Ronaldos në Arabinë Saudite. Menjëherë pas realizimit, CR7 shpërtheu në emocione në fushë, duke treguar edhe një herë mentalitetin e tij unik fitues.

Portugezi nisi të tregonte me gisht stemën e klubit, ndërsa lotët nuk munguan në fytyrën e tij. Nga tribunat, bashkëshortja e Ronaldos e duartrokiste me emocion, në një moment që preku tifozët në mbarë botën.

Pamjet e festimit janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe shumë tifozë kanë vlerësuar profesionalizmin dhe etjen e pandalshme të Ronaldos për të fituar, pavarësisht moshës apo kampionatit ku luan.

Për ‘ish’-yllin e Manchester United, Real Madridit dhe Juventusit, ky triumf kishte një domethënie të veçantë, pasi i dha fund pritjes për trofeun e parë të madh në futbollin arab.

Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se ambicia dhe dëshira për sukses mbeten po aq të forta sa në fillimet e karrierës së tij legjendare.


Cristiano Ronaldo cries happy tears after winning the league with Al Nassr after 3 trophyless years
by
u/yoursofunnybruv in
soccer

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco