Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Shqipëria fiton ndaj Qipros dhe siguron kualifikimin në 1/8-at e Kampionatit Europian të Socca-s

Shqipëria fiton ndaj Qipros dhe siguron kualifikimin në 1/8-at e Kampionatit Europian të Socca-s

21:36, 21/05/2026

Kombëtarja shqiptare e Socca-s regjistroi fitoren e dytë në Grupin A të Kampionatit Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke triumfuar 1-0 ndaj Qipros dhe duke siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ave.

Pas suksesit bindës në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, kuqezinjtë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, duke marrë tre pikë të rëndësishme që vulosën kalimin në fazën me eliminim direkt.

Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Xhuljano Reçi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe i dha Shqipërisë fitoren minimale ndaj përfaqësueses qipriote.

Skuadra shqiptare administroi mirë avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke festuar kualifikimin për në fazën tjetër të turneut.

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit A ndaj Sllovenisë.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco