Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Reagimi i Haland pasi mbeti për të dytin sezon pa titullin kampion në Premier League

Reagimi i Haland pasi mbeti për të dytin sezon pa titullin kampion në Premier League

18:22, 21/05/2026

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haland, ka reaguar pasi nuk arriti as këtë vit të fitonte trofeun e Premier Ligës.

Norvegjezi tha se kanë kaluar dy vjet, që nuk kanë fituar Premier Ligën, por duket sikur ka kaluar një përjetësi.

Ai u bëri thirrje të gjithë futbollistëve të Cittt, që do të jenë pjesë sezonin e ardhshëm, që ta përdorin këtë si motivim për të arritur te ky trofe.

“I gjithë klubi duhet ta përdorë këtë si motivim tani. Duhet të jemi të zemëruar, duhet ta ndiejmë zjarrin brenda vetes, sepse kjo nuk është mjaftueshëm e mirë. Kanë kaluar tashmë dy vjet pa fituar Premier Ligën, dhe duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, të gjithë ata që do të jenë këtu sezonin e ardhshëm, për ta fituar ligën”, ka thënë Erling Haland.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco