Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i sezonit te Sunderlandi

Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i sezonit te Sunderlandi

16:54, 21/05/2026

Kapiteni shqiptar, Granit Xhaka, ka kurorëzuar një sezon fantastik në Angli, pasi u shpall “Lojtari i Sezonit” te Sunderland gjatë ceremonisë tradicionale të çmimeve të fundsezonit.

Mbrëmja gala u organizua në “Beacon of Light”, ku morën pjesë futbollistët, stafi i klubit, partnerët dhe tifozët për të festuar sukseset e sezonit 2025-2026.

Pas rikthimit të Sunderlandit në Premier League, Xhaka u vlerësua si figura kryesore e skuadrës falë paraqitjeve të shkëlqyera në mesfushë, eksperiencës dhe lidershipit të treguar gjatë gjithë sezonit.

Një tjetër moment emocionues i ceremonisë ishte shpallja e “Momentit të Sezonit”, çmim që shkoi për golin vendimtar të Brian Brobbey në derbin ndaj Newcastle United.

Talenti i ri Chris Rigg fitoi çmimin për “Golin e Sezonit” pas supergolitt ndaj Aston Villa, ndërsa portieri Robin Roefs u shpall “Lojtari i Ri i Sezonit”.

Ndërkohë, mbrojtësi Dan Ballard u vlerësua për kontributin e tij në komunitet.

Ceremonia shërbeu si një mbyllje festive për një sezon shumë pozitiv të Sunderlandit, duke konfirmuar rikthimin e klubit mes skuadrave konkurruese në elitën e futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco