Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Skenar historik në Premier League: deri në 6 skuadra angleze mund të kualifikohen në Champions

Skenar historik në Premier League: deri në 6 skuadra angleze mund të kualifikohen në Champions

11:14, 21/05/2026

Suksesi i Aston Villa-s në Europa League mund të hapë një skenar të rrallë në Premier League, ku deri në gjashtë skuadra angleze mund të sigurojnë pjesëmarrjen në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery fitoi trofeun europian pas 44 vjetësh pritje, duke mposhtur 3-0 Freiburg në finalen e zhvilluar në Stamboll. Ky triumf i siguron Villa-s automatikisht një vend në Champions League, pavarësisht renditjes në kampionat.

Aktualisht, Aston Villa ndodhet në vendin e katërt në Premier League, ndërsa pesë vendet e para garantojnë kualifikim direkt për në Champions. Megjithatë, një skenar i veçantë mund të çojë në një vend të gjashtë për Anglinë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Në këtë garë janë të përfshira disa skuadra, mes të cilave Bournemouth-i dhe Brighton-i, që mbeten në luftë për pozicionet europiane deri në javën e fundit të sezonit.

Rregulli është i thjeshtë: nëse Aston Villa përfundon në pesë vendet e para, vendi shtesë i Champions League i fituar nga Anglia nëpërmjet koeficientit europian kalon te skuadra e vendit të gjashtë në Premier League. Kjo do të hapte një derë historike për një tjetër klub anglez.

Në javën e fundit, të gjitha ndeshjet vendimtare do të luhen në të njëjtën kohë: Brighton-i përballet me Manchester United, Liverpool-i pret Brentford-in, Manchester City luan ndaj Aston Villa-s, ndërsa Bournemouth-i sfidon Nottingham Forest.

Në këtë luftë të ngushtë, çdo gol mund të ndryshojë renditjen dhe të vendosë fatin e një sezoni të tërë, duke e bërë fundin e Premier League një nga më dramatikët e viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco