Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Real Madridi ka një datë për zyrtarizimin Mourinho-s, marrëveshja gati për t’u finalizuar

Real Madridi ka një datë për zyrtarizimin Mourinho-s, marrëveshja gati për t’u finalizuar

10:52, 21/05/2026

Real Madridi po përgatitet të zyrtarizojë rikthimin e madh të José Mourinho-s, me një marrëveshje që sipas medieve është thuajse e mbyllur për një kontratë dyvjeçare. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet të dielën, ndërsa prezantimi i trajnerit mund të zhvillohet të martën.

Klubi madrilen duhet fillimisht të informojë Benfica-n dhe të paguajë klauzolën e lirimit për të finalizuar transferimin e trajnerit, i cili aktualisht është ende nën kontratë me klubin portugez.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Real Madridit nuk janë të penguar nga procesi zgjedhor në klub dhe kanë kompetenca të plota për të marrë vendime strategjike, përfshirë edhe emërimin e trajnerit të ri. Presidenti Florentino Pérez synon që njoftimi të bëhet menjëherë pas ndeshjes së fundit të sezonit në “Santiago Bernabéu”.

E ardhmja politike e klubit gjithashtu mbetet e hapur, pasi mund të ketë një kundërkandidat në zgjedhje, biznesmeni i ri Enrique Riquelme, i cili po përgatit një projekt alternativ dhe ka deklaruar se është i gatshëm të garojë për drejtimin e klubit.

Megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet që Real Madridi të përfundojë marrëveshjen me Mourinho-n brenda afatit të përcaktuar nga vetë trajneri. Portugezi thuhet se ka pasur edhe kontakte me drejtues të klubit në ditët e fundit, duke e afruar edhe më shumë rikthimin e tij në “Bernabéu”.

Në rast finalizimi, Mourinho do të rikthehej te Real Madridi për një tjetër kapitull në karrierën e tij, me objektiv rindërtimin e një projekti të ri fitues në Madrid.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco