Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

‘Ngjyra na bashkon’/ Manchester Unitet prezanton fanellën e parë për sezonin e ri

‘Ngjyra na bashkon’/ Manchester Unitet prezanton fanellën e parë për sezonin e ri

13:15, 14/05/2026

Manchester United ka zbuluar zyrtarisht fanellën e parë për sezonin 2026-2027, duke rikthyer një stil klasik të frymëzuar nga vitet 1970.

“Djajtë e Kuq” publikuan dizajnin e ri të enjten, ndërsa fanella e re ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve falë pamjes retro dhe detajeve tradicionale.

Sipas klubit anglez, modeli i ri përfshin një jakë polo elegante, mansheta me vija dhe tri vijat ikonike të Adidas, të cilat këtë herë janë më të trasha se zakonisht.

Në prezantimin zyrtar morën pjesë disa nga yjet aktualë të skuadrës, mes tyre Amad Diallo, Matheus Cunha, Bryan Mbeumo, Leny Yoro dhe Patrick Dorgu.

Klubi pritet të debutojë me fanellën e re në ndeshjen e fundit të sezonit në “Old Trafford” ndaj Nottingham Forest, e planifikuar për të dielën më 17 maj.

Fanella tashmë është nxjerrë në shitje në dyqanet zyrtare të Manchester United dhe Adidasit, ndërsa çmimi fillestar i saj nis nga 85 paundë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco