Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

‘Jemi të dëshpëruar’, legjenda e Man. United e do Granit Xhakën ‘Djall të Kuq’

‘Jemi të dëshpëruar’, legjenda e Man. United e do Granit Xhakën ‘Djall të Kuq’

13:44, 05/05/2026

Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, ka kërkuar publikisht që klubi të bëjë një lëvizje në merkato për mesfushorin Granit Xhaka, duke theksuar mungesën e theksuar të lidershipit në skuadrën aktuale.

Sipas ish-portierit danez, United duhet të mendojë më shumë për përvojën sesa vetëm për talentin e ri. Xhaka, i cili u transferua te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni për 17 milionë paundë në verën e vitit 2025, ka qenë një figurë kyçe këtë sezon.

Duke folur në një podcast, Schmeichel u shpreh qartë: United ka nevojë për një lider të vërtetë në fushë. “Ne do të ndërtojmë ekipin rreth talenteve si Kobbie Mainoo, por na duhet dikush me eksperiencë. Përveç Harry Maguire dhe Bruno Fernandes, nuk kemi lidership të mjaftueshëm,” tha ai.

Image

Ai vlerësoi ndikimin e Xhakës te Sunderlandi, duke theksuar se mesfushori shqiptar është arsyeja kryesore pse skuadra renditet në mesin e tabelës dhe madje ëndërron një vend në Europë. “Ka qenë i jashtëzakonshëm. Luajnë falë tij. Ka cilësi lidershipi dhe është shumë i qëndrueshëm,” shtoi Schmeichel.

Ndërkohë, me largimin e mundshëm të Casemiros në verë, United pritet të bëjë një revolucion në mesfushë. Edhe pse klubi po ndjek lojtarë të rinj si Adam Wharton apo Elliot Anderson, thirrja e Schmeichel për përvojë mund të ndikojë në strategjinë e merkatos.

Manchester United do të ketë mundësinë ta shohë nga afër Xhakën në ndeshjen e ardhshme kundër Sunderlandit, ku mesfushori ka qenë titullar në shumicën e takimeve këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco