Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

Rashford dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por për klubin katalan 30 milionë janë...

Rashford dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por për klubin katalan 30 milionë janë...

17:53, 28/04/2026

E ardhmja e Marcus Rashford-it te Barcelona është ende e hapur, pavarësisht dëshirës së qartë të lojtarit për të vazhduar aventurën në “Spotify Camp Nou”.

Sulmuesi anglez, i cili është i huazuar nga Manchester United, nuk ka ende informacion zyrtar mbi një marrëveshje të re huazimi, ndërsa negociatat për të ardhmen e tij vazhdojnë në prapaskenë. Sipas raportimeve, klubi katalanas nuk është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh, për shkak të kostos së lartë dhe ndikimit në kufizimet financiare të Fair Play-it.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë mundësinë e një huazimi të ri, një ide që tashmë është diskutuar mes klubeve, edhe pse Manchester United preferon një shitje të përhershme ose rikthimin e lojtarit në “Old Trafford”.

Nga ana tjetër, Rashford nuk është informuar ende për këto bisedime dhe nuk ka marrë pjesë në vendimmarrje, por qëndrimi i tij është i qartë: ai dëshiron të vazhdojë te Barcelona. Sulmuesi 28-vjeçar ka refuzuar më parë oferta më të leverdishme financiarisht, duke zgjedhur projektin sportiv katalanas.

Trajneri Hansi Flick e ka vlerësuar publikisht ndikimin e tij në skuadër, duke theksuar se është i kënaqur me paraqitjet e tij. Rashford nuk është titullar i padiskutueshëm, por mbetet një element i rëndësishëm në rotacion, duke luajtur shpesh në krahun e majtë të sulmit.

Në total, ai ka zhvilluar 45 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 13 asistime, shifra që tregojnë një impakt të rëndësishëm në sezonin e Barcelonës.

Megjithatë, me kontratën e Manchester United që zgjat deri në vitin 2028 dhe me pozicionet e klubeve ende larg një marrëveshjeje finale, e ardhmja e Rashford-it mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos verore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco