Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

Rikthehet dashuria e vjetër, Lautaro në ‘radarët’ e Barcelonës

Rikthehet dashuria e vjetër, Lautaro në ‘radarët’ e Barcelonës

17:09, 28/04/2026

Barcelona ka rikthyer vëmendjen te Lautaro Martínez, duke e konsideruar sulmuesin si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Kapiteni i Interit vlerësohet për shkathtësinë, instinktin për gol dhe përvojën ndërkombëtare, elemente që e bëjnë profilin ideal për “blaugranat”.

Sipas raportimeve, Lautaro është një alternativë serioze në rast se dështon pista që çon te Julián Álvarez, aktualisht tek Atlético Madrid. Në listën e klubit katalanas përforcimet në sulm përfshihen edhe emra të tjerë si João Pedro i Chelsea-t.

Por interesimi i Barcelonës nuk ndalet vetëm në sulm. Për mbrojtjen, drejtuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë për të afruar Alessandro Bastonin, një tjetër element kyç i Interit. Një operacion i dyfishtë i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm, ndaj klubi mund të detyrohet të sakrifikojë disa lojtarë të rëndësishëm.

Mes emrave që mund të largohen janë Jules Koundé, i cili tërhiqet nga interesimi i Premier League, si dhe Ronald Araújo. Një lëvizje e tillë do të synonte të krijonte hapësirë financiare për një investim të madh në merkato.

Rikthimi i interesimit për Lautaron tregon se Barcelona po kërkon një lider të ri në sulm, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Interi do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga kapiteni i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco