Premier League ka konfirmuar një sërë ndryshimesh në kalendarin e ndeshjeve për fazën përfundimtare të sezonit, duke prekur drejtpërdrejt garën për titull dhe zonat europiane.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme përfshin Manchester City-n, që do të përballet me Crystal Palace më 13 maj, në orën 20:00. Kjo ndeshje ishte planifikuar fillimisht në të njëjtën ditë me finalen e EFL Cup Final, duke bërë të nevojshëm riorganizimin.
Ndërkohë, Arsenali do të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Burnley-t, më 18 maj, në orën 20:00. Vetëm një ditë më pas, City do të udhëtojë për t’u përballur me Bournemouth-in, në orën 19:30, pak ditë para mbylljes së sezonit.
Mbrëmja e 19 majit pritet të jetë vendimtare edhe për garën drejt Europës dhe mbijetesës, pasi Chelsea do të përballet me Tottenhamin në një duel shumë të rëndësishëm. Këto ndeshje zhvillohen vetëm tri ditë pas finales së FA Cup, ku do të përballen pikërisht Manchester City dhe Chelsea, në stadiumin Wembley.
Ndryshime ka edhe për ndeshje të tjera të rëndësishme si Aston Villa kundër Liverpoolit dhe Manchester United ndaj Nottingham Forest, të cilat janë zhvendosur për arsye transmetimi televiziv. Njëra do të luhet më 15 maj, në orën 20:00, ndërsa tjetra më 17 maj, në orën 12:30.
Programi i 17 majit përfshin gjithashtu disa përballje interesante si Brentford – Crystal Palace, Everton – Sunderland, Leeds United – Brighton, Wolverhampton – Fulham, si dhe përballja e mbrëmjes mes Newcastle United dhe West Ham United.
Me këto ndryshime, fundi i sezonit në Premier League pritet të jetë i zjarrtë, me çdo ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për objektivat e skuadrave.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: