Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

Kampionati i vajzave/ Përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse në ‘Final 4’

Kampionati i vajzave/ Përcaktohen katër skuadrat pjesëmarrëse në ‘Final 4’

15:02, 28/04/2026

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Teuta janë katër skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për sezonin futbollistik 2025-2026 në kampionatin e vajzave.

Pas një edicioni plot rivalitet dhe garë, këto ekipe kanë prerë biletën për fazën vendimtare, ku do të përcaktohet edhe skuadra kampione.

Edhe pse katër skuadrat e kanë siguruar “Final 4”, dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo.

Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën.

Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e fazës “Final 4” do të zhvillohen në periudhën 17–29 maj.

Takimet e para gjysmëfinale janë planifikuar më 17 maj dhe do të luhen në fushat e skuadrave të renditura më poshtë në klasifikim, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 23 maj.

Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00.

Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, duke kulmuar sezonin me një event të rëndësishëm për futbollin e vajzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco