Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Përballja për titullin në Angli, publikohen formacionet e Manchester City-Arsenal

Përballja për titullin në Angli, publikohen formacionet e Manchester City-Arsenal

16:43, 19/04/2026

Gjithçka është gati për përballjen e madhe të Premier League mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, një duel që mund të jetë vendimtar në garën për titull.

Në “Etihad Stadium”, dy trajnerët Pep Guardiola dhe Mikel Arteta kanë “zbuluar letrat”, duke publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë të shumëpritur.

City vjen me një repart ofensiv të frikshëm, ku spikat Erling Haaland i mbështetur nga Doku, Cherki dhe Semenyo. Ndërkohë, mesfusha drejtohet nga lideri Rodri dhe kapiteni Bernardo Silva.

Nga ana tjetër, Arsenali kundërpërgjigjet me kreativitetin e Martin Odegaard dhe energjinë e Rice e Zubimendi në mesfushë, ndërsa në sulm besimi është te Havertz, Madueke dhe Eze.

Kjo ndeshje vjen në një moment kyç të sezonit, me të dy skuadrat që synojnë maksimumin për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit.

Pas përballjes së fundit në kupë, ku City triumfoi, Arsenali kërkon revanshin, ndërsa kampionët duan të konfirmojnë dominimin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco