Mentaliteti i Haaland-it: Presion? Pyeteni Arsenalin, unë nuk e ndiej

Mentaliteti i Haaland-it: Presion? Pyeteni Arsenalin, unë nuk e ndiej

18:59, 17/04/2026

Erling Haaland ka folur me vetëbesim të plotë në prag të një prej ndeshjeve vendimtare të sezonit në Premier League, ku Manchester City përballet me Arsenalin në garën për titullin kampion.

Sfida në “Etihad Stadium” pritet të ketë peshë të madhe në renditje, me Arsenalin që kryeson tabelën dhe City-n që ndjek nga afër në luftën për kreun. Megjithatë, sulmuesi norvegjez nuk duket aspak i ndikuar nga presioni i momentit.

“Presioni? Mua më ndodh shumë rrallë ta ndiej. Sinqerisht, nuk kam tension apo diçka të tillë, sepse kemi qenë duke ndjekur gjatë gjithë sezonit dhe nuk kemi asgjë për të humbur,” u shpreh Haaland.

Ai madje shtoi me një deklaratë të drejtpërdrejtë: “Duhet ta pyesni Arsenalin nëse e ndien presionin. Unë nuk mund të flas për ta, por për veten time nuk kam aspak presion, sepse jemi ende prapa.”

Sulmuesi i City-t theksoi gjithashtu se përballjet e mëdha janë një sfidë e mirëpritur: “Nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve të këtij niveli, por është gjithmonë bukur. Është si një finale çdo javë. Për ne, çdo ndeshje e mbetur është një finale.”

Me vetëm pak javë deri në fund të sezonit, gara për titullin në Angli pritet të jetë më e fortë se kurrë, ndërsa Haaland duket i bindur se Manchester City do të luftojë pa frikë deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco