Simeone, para finales së Kupës së Mbretit: Pas Champions-it zbresim në tokë

Simeone, para finales së Kupës së Mbretit: Pas Champions-it zbresim në tokë

18:24, 17/04/2026

Trajneri i Atlético Madridit, Diego Pablo Simeone, ka folur në konferencën për shtyp në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Real Sociedadit, duke reflektuar mbi momentin e skuadrës pas emocioneve të Ligës së Kampionëve.

“E dimë sa bukur është të luash një finale për çdo sportist. Të dyja skuadrat do të japin gjithçka për të fituar. Ne kemi luajtur të martën në Champions, tani zbresim në tokë, që është ajo që ka më shumë rëndësi,” u shpreh Simeone.

Tekniku argjentinas theksoi se Atlético duhet të ruajë përqendrimin përballë një kundërshtari të fortë: “E dimë vështirësitë që na presin, përballë një rivali me lojtarë të mirë dhe shumë të rinj interesantë.”

Simeone nuk harroi të falënderonte tifozët për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite: “Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit për gjithë mbështetjen që nga ardhja ime si lojtar, më pas si trajner dhe gjatë gjithë procesit të rritjes së klubit.”

Duke folur për evolucionin e skuadrës dhe të tijin personal, ai shtoi se ndryshimet kanë ardhur natyrshëm me kohën: “Njeriu dhe trajneri gjithmonë evoluojnë. Ne kemi ecur përpara bashkë me klubin, me një plan dhe një ide të qartë, duke ndryshuar pak në thelb.”

Atlético Madrid do të përballet me Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit, me synimin për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco