Koeman i këshillon 20-vjeçarin holandez Barcelonës: Kees Smit është kombinim i Pedrit me De Jongun

Koeman i këshillon 20-vjeçarin holandez Barcelonës: Kees Smit është kombinim i Pedrit me De Jongun

17:11, 17/04/2026

Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka rikthyer vëmendjen te një talent i ri holandez, Kees Smit, duke i bërë thirrje klubit katalanas që të mos e humbasë në merkato.

Sipas Koeman, mesfushori 20-vjeçar i AZ Alkmaar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të përshtatet në mënyrë perfekte me filozofinë e Barcelonës. “E shoh te Barça. Është një kombinim mes Pedrit dhe Frenkie de Jong. Nëse je miks i këtyre dyve, një lojtar shumë i mirë”, deklaroi holandezi.

Koeman theksoi se Smit është një nga talentet më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli holandez vitet e fundit dhe beson se e ardhmja e tij do të jetë në nivelet më të larta. “Do të jetë një nga të rinjtë më të mirë që kemi pasur ndonjëherë. Duhet të mësojë dhe të luajë më shumë ndeshje”, shtoi ai.

Interesimi për mesfushorin e ri nuk mungon. Klube të mëdha të Premier League si Manchester United dhe Newcastle United e kanë në listat e tyre, ndërsa në Gjermani po e ndjek nga afër edhe Borussia e Dortmundit.

Sipas Koeman, çmimi i tij mund të arrijë deri në 60 milionë euro, duke theksuar se klubet në Holandë nuk mund ta mbajnë më gjatë një talent të tillë. Ai beson se Smit do të largohet në një kampionat të madh evropian, ku mund të zhvillohet më tej.

Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të ndjekë këshillën e ish-trajnerit të saj dhe do të tentojë të sigurojë një nga emrat më premtues të futbollit europian në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco