Legjenda angleze zbulon prapaskenën me Ronaldon: Më hoqi nga Instagrami sepse them që Messi është më i mirë

Legjenda angleze zbulon prapaskenën me Ronaldon: Më hoqi nga Instagrami sepse them që Messi është më i mirë

16:57, 17/04/2026

Debati i përjetshëm mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon të ndezë diskutime në botën e futbollit, edhe pse të dy tashmë ndjekin rrugë të ndryshme në karrierë. Një episod interesant së fundmi është zbuluar nga legjenda angleze, Gary Lineker, i cili ka rrëfyer me humor një detaj nga raporti i tij me ‘yllin’ portugez.

Ish-sulmuesi dhe tashmë komentatori sportiv tregoi në podcastin “The Rest is Football” se Ronaldo e ka hequr nga rrjetet sociale. Arsyeja? Pikërisht opinioni i tij i qartë se Messi është futbollisti më i mirë. “Cristiano Ronaldo nuk më pëlqen shumë. Nuk e kam zemëruar me ndonjë kritikë ndaj tij, thjesht jam i sinqertë dhe mendoj se Messi është, në përgjithësi, më i mirë. Ai më hoqi nga Instagrami, por do ta kaloj edhe këtë”, u shpreh Lineker me ironi.

Pavarësisht këtij episodi, anglezi theksoi se vazhdon ta respektojë Ronaldon dhe nuk ka asnjë problem personal me të. “Gjithmonë do të më pëlqejë si lojtar. E kam parë shumë herë dhe e di që është pak i mërzitur me mua, por nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Ky moment tregon edhe një herë se rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos mbetet i gjallë, edhe larg skenës europiane. Sot, Messi aktivizohet me Inter Miamin, ndërsa Ronaldo është pjesë e Al-Nassr, por ndikimi i tyre vazhdon të jetë i madh.

Edhe jashtë fushës, ky duel legjendar vazhdon të krijojë histori, duke dëshmuar se epoka e tyre do të mbetet një nga më të diskutuarat në historinë e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco