Tenis/ Novak Djokovic tërhiqet nga ‘ATP Madrid 2026’

Tenis/ Novak Djokovic tërhiqet nga ‘ATP Madrid 2026’

15:48, 17/04/2026

Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në turneun “ATP Madrid Open” për vitin 2026, duke konfirmuar mungesën e tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ish-numri një në botë dhe tri herë fitues i këtij turneu, bëri të ditur se arsyeja e tërheqjes lidhet me rikuperimin fizik.

“Madrid, për fat të keq nuk do të jem në gjendje të marr pjesë këtë vit. Po vazhdoj rikuperimin tim për t’u rikthyer së shpejti. Shihemi së shpejti!”, shkroi tenisti serb.

Vendimi i tij ishte paralajmëruar një ditë më parë, kur ai u pa në tribunë duke ndjekur një ndeshje basketbolli mes Real Madrid dhe Crvena Zvezda.

Pas finales në “Australian Open”, 38-vjeçari ka zhvilluar vetëm një turne, në “Indian Wells Masters”, ku u eliminua në raundin e 1/16-ve nga Jack Draper.

Në edicionin e kaluar në Madrid, Djokovic u eliminua që në ndeshjen e parë nga Matteo Arnaldi, ndërsa ka triumfuar në këtë turne në vitet 2011, 2016 dhe 2019.

Mungesa e tij është një goditje për turneun spanjoll, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet në fushë një nga emrat më të mëdhenj të tenisit botëror.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco