Real Madridi është gjobitur nga UEFA pas ndeshjes së luajtur ndaj Bayern Munich në “Santiago Bernabéu”, një javë para eliminimit të tyre nga UEFA Champions League.
Sipas vendimit të UEFA-s, klubi madrilen është ndëshkuar me 20.000 euro për vonesë në fillimin e ndeshjes në “Bernabéu”.
Edhe pse Reali u eliminua më pas në Mynih, kjo masë disiplinore lidhet vetëm me sfidën e parë të çiftit ndaj Bayernit.
Në të njëjtën kohë, UEFA ka marrë masa edhe ndaj klubeve të tjera evropiane për shkelje të ndryshme gjatë ndeshjeve të fundit.
Arsenali dhe trajneri Mikel Arteta janë paralajmëruar për të njëjtën shkelje, por pa gjobë financiare.
Ndërkohë, edhe Athletic Club është ndëshkuar me 16.875 euro për hedhje objektesh nga tifozët në stadiumin “San Mamés”.
Vendimet e fundit të UEFA-s vijnë në kuadër të masave të rrepta disiplinore ndaj klubeve pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: