Administrata amerikane pret pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës

Administrata amerikane pret pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës

13:17, 17/04/2026

Administrata e Donald Trump pret që Irani të marrë pjesë në Botëror, sipas deklaratave të Andrew Giuliani, përfaqësues i administratës amerikane dhe Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për organizimin e turneut.

Në një intervistë për Politico, Giuliani u shpreh se, megjithëse nuk flet në emër të Federatës Iraniane të Futbollit, sinjalet nga administrata amerikane dhe nga FIFA tregojnë se Irani pritet të jetë pjesë e kompeticionit.

Ai theksoi se janë duke u bërë përgatitje për mbërritjen dhe akomodimin e ekipit, ndërsa ndeshjet e Iranit janë planifikuar të zhvillohen në disa qytete amerikane.

“Nuk mund të flas në emër të kombëtares iraniane, por presidenti e ka ftuar ekipin. Edhe presidenti i FIFA-s ka deklaruar se ata do të marrin pjesë, prandaj ne i presim”, u shpreh Giuliani.

Sipas tij, Irani pritet të luajë ndeshje në qytete si Tucson, Los Angeles dhe Seattle gjatë muajit qershor.

Deklaratat vijnë në një moment kur organizimi i turneut po hyn në fazën përfundimtare, me fokus te pjesëmarrja e të gjitha kombëtareve të kualifikuara dhe logjistika e eventit në Shtetet e Bashkuara.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco