Analiza për Kombëtaren dhe objektivat për të ardhmen, Duka tregon bisedën me Silvinjon

12:18, 17/04/2026

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për mediat i ka bërë një analizë fushatës kualifikuese të Kombëtares, që nuk arriti të kualifikohet në Botëror.

Sipas Dukës, ka qenë paraqitja më e mirë në historinë e kuqezinjve gjatë eliminatoreve të EURO 2024 dhe Botërorit 2026.

Gjithashtu Duka tregoi dhe bisedën me Silvinjos, pas humbjes në “Play-Off” me Poloninë.

“Kishim mundësi për më tepër me Poloninë, të paktën ta provonim në Stokholm kualifikimin në Botëror. Sipas meje, ka qenë një fushatë eliminatore e mirë, pasi mposhtëm, rivalin kryesor (Serbinë) dhe e arritëm objektivin që ishte vendi i dytë.

Me Silvinjon kam folur për të ardhmen, por do të vendosim para miqësoreve të qershorit”, tha Duka.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco