Përfundimi i ndeshjeve çerekfinale të kompeticioneve të UEFA-s ka konfirmuar krizën e thellë të futbollit italian, duke treguar se problemi i tij nuk ishte vetëm te përfaqësuesja.
Seria A e sheh veten pa asnjë ekip në gjysmëfinalet e kompeticioneve europiane, duke shënuar një hap të madh mbrapa na historinë e saj.
Italia pa skuadra në Europë në gjysmëfinale nuk ndodhte që nga sezoni 2018-2019, por kur zhvilloheshin vetëm Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës.
Që atëherë, nga Seria A kishte të paktën një përfaqësues në gjysmëfinalet e turneve, të cilëve iu shtua në vitin 2022 edhe Liga e Konferencës.
Sa i përket periudhës së mëparshme kur turnetë e UEFA-s ishin tre, pasi zhvillohej edhe Kupa e Kupave, duhet kthyer shumë në kohë, thuajse 4 dekada.
Për herë të fundit pa asnjë italiane në katërshe, ndodhi në sezonin 1986-1987.
Të dhëna këto që vërtetojnë se Italia po përjeton një krizë totale të futbollit dhe se mospjesëmarrja e përfaqësueses në Botëror ishte thjesht pasojë e saj.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: