Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndaj Polonisë në stadiumin PGE Narodowy, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin ekipin dhe të urojnë për fitore: “Miq, le të urojmë fitore sonte për skuadrën tonë Kuq e Zi!
Ndeshja pritet të jetë sfiduese, ndërsa tifozët shqiptarë shpresojnë që Kombëtarja të sigurojë një vend në finalen e “play-off”-it.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: