Poloni-Shqipëri gjykohet nga Anthony Taylor, anglezi mbahet mend për rastin e Cucurrellës në Spanjë-Gjermani

Poloni-Shqipëri gjykohet nga Anthony Taylor, anglezi mbahet mend për rastin e Cucurrellës në Spanjë-Gjermani

17:26, 26/03/2026

Gjyqtari anglez Anthony Taylor do të jetë kryesor në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë.

Taylor është një arbitër me përvojë në ndeshje ndërkombëtare, por në kujtesën e tifozëve mbetet episodi i diskutueshëm në ndeshjen Spanjë-Gjermani në Euro 2024, ku prekja me dorë e Cucurellës shkaktoi polemika të mëdha.

Ky gabim kishte nxitur debate të gjera mbi vendimet e arbitrit dhe interpretimin e rregullave në momente vendimtare.

Pavarësisht kësaj, Taylor ka një histori të gjatë në Champions League dhe Europain dhe është i njohur për qartësinë dhe përmbajtjen në fushë.

Në Poloni-Shqipëri, ai do të ketë ndihmës anglezë dhe një VAR të përgatitur, për të shmangur gabime të ngjashme.

Trajneri Jan Urban ka theksuar se skuadra do të respektojë vendimet e arbitrit dhe do të përqendrohet te performanca në fushë.

Nga ana tjetër, Sylvinho ka paralajmëruar lojtarët për fokus maksimal, duke kujtuar rëndësinë e lojës të drejtë.

Kjo ndeshje do të jetë një test për Taylor, për të treguar aftësitë e tij pas episodit të njohur Spanjë-Gjermani.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco