UEFA ndëshkon Benfikën për sulmet raciste ndaj Vinicius

UEFA ndëshkon Benfikën për sulmet raciste ndaj Vinicius

16:40, 26/03/2026

Një tjetër episod i rëndë ka tronditur Champions League.

Klubi portugez Benfica është ndëshkuar nga UEFA për sjelljen e tifozëve.

Shkak janë bërë sulmet raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes me Real Madridin.

Si masë, UEFA ka vendosur mbylljen e pjesshme të stadiumit “Da Luz”.

Megjithatë, ky dënim do të mbetet pezull për një periudhë njëvjeçare.

Ai do të hyjë në fuqi vetëm nëse përsëriten incidente të ngjashme diskriminuese.

Përveç kësaj, Benfika është gjobitur me 40 mijë euro për sjelljen raciste të tifozëve.

Një tjetër gjobë prej 25 mijë eurosh lidhet me hedhjen e objekteve në fushë.

Ndërsa 8 mijë euro të tjera janë vendosur për përdorimin e lazerave gjatë ndeshjes.

Ngjarja ndodhi më 17 shkurt, kur goli i Vinicius shkaktoi reagime raciste në tribunë.

Vetë braziliani denoncoi publikisht episodet pas ndeshjes.

Ai akuzoi edhe Gianluca Prestianni për fyerje raciste.

Ky i fundit u pezullua për ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse UEFA do të marrë masa të tjera disiplinore.

Rasti rikthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të racizmit në futbollin europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco