Një natë e mbushur me emocione dhe rezultate spektakolare në NBA pa Boston Celtics të dalin fitues në supersfidën ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 119-109. Protagonist absolut ishte Jaylen Brown me 31 pikë, ndërsa për vendasit nuk mjaftuan 33 pikët e Shai Gilgeous-Alexander.
Fitore dramatike arritën edhe Minnesota Timberwolves, të cilët mposhtën 110-108 Houston Rockets pas kohës shtesë. Jaden McDaniels me 25 pikë dhe Julius Randle me 24 udhëhoqën skuadrën, ndërsa për teksanët mbetën të pavlefshme 30 pikët e secilit nga Kevin Durant dhe Alperen Sengun.
Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua mes Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks, ku Nuggets fituan 142-135 falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Jamal Murray që realizoi plot 53 pikë.
Ndërkohë, Los Angeles Lakers siguruan një fitore të rëndësishme 137-130 në transfertë ndaj Indiana Pacers, të udhëhequr nga Luka Dončić, i cili shkëlqeu me 43 pikë.
Rezultatet e tjera të natës në NBA:
Atlanta Hawks – Detroit Pistons 130-129
Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 157-137
Miami Heat – Cleveland Cavaliers 120-103
San Antonio Spurs – Memphis Grizzlies 123-98
Washington Wizards – Utah Jazz 133-110
Golden State Warriors – Brooklyn Nets 109-106
Portland Trail Blazers – Milwaukee Bucks 130-99
Los Angeles Clippers – Toronto Raptors 119-94
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: