Kosova do të luajë të enjten me fillim nga ora 20:45 ndaj Sllovakisë në udhëtim në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sipas një analize të publikuar nga gazeta sllovake “Pravda”, përballja në Bratislavë pritet të jetë plotësisht e balancuar, me gjasat për fitore të ndara në mënyrë të barabartë.
Në një analizë të gazetës sllovake, shanset e Sllovakisë dhe Kosovës për fitore të enjten në Bratislavë janë vlerësuar 50-50.
Sipas kësaj gazete, Sllovakia nuk është favorite, por e ka përkrahjen e tifozëve.
“Pravda” shkruan se Kosova nuk ka arsye të ndihet inferiore në Bratislavë.
“Kosovarët do të jenë të fortë, sidomos në sulm. Kanë dy top-sulmues: Vedat Muriqin e Mallorcas dhe Fisnik Asllanin. Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, ndërsa Barcelona dhe Chelsea po interesohen për Asllanin”, ka shkruar “Pravda”.
Sipas medias sllovake, në sulm përparësia është qartë në anën e Kosovës, ndërkohë që në mbrojtje dhe në portë favorizohet Sllovakia.
Te Kosova tashmë mungesa të konfirmuara janë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu, të cilët nuk do të luajnë për shkak të dëmtimeve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: