Lewandowski apo Gjimshiti?/ Duele individuale intriguese në tetë sfidat gjysmëfinale të playoff-it

Lewandowski apo Gjimshiti?/ Duele individuale intriguese në tetë sfidat gjysmëfinale të playoff-it

13:00, 25/03/2026

Para gjysmëfinaleve të play-off-eve të UEFA-s të enjten, FIFA nxjerr në pah duelet individuale që mund të jenë vendimtarë për çdo ndeshje.

Play-off-et evropiane për FIFA World Cup 2026 premtojnë shumë emocione, ndërsa 16 kombëtare luftojnë për katër vende të lakmuara në turneun më të madh në botë. Ekipet janë ndarë në katër rrugë me nga katër skuadra, secila me dy gjysmëfinale dhe një finale.

Para sfidave gjysmëfinale të enjten, FIFA fokusohet tek duelet kyçe individuale që mund të vendosin fatin e secilit çift.

Path A

Uells vs Bosnjë Hercegovinë – 26 Mars, 20:45, ‘Cardiff City Stadium’

Harry Wilson vs Edin Dzeko

Uellsi nuk ka më një superstar global si Gareth Bale, por Wilson i Fulhamit mund të japë momentet e tij të frymëzimit. Ai shquhet për goditjet e bukura dhe ‘hat-trick’-u i tij në fitoren 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut përfshinte një goditje fantastike dënimi.

Dzeko, 11 vjet më i madh se Wilson dhe ‘ylli’ i Bosnjës në Botërorin 2014 në Brazil, mbetet kërcënimi kryesor në sulm dhe do të kërkojë ta kthejë ekipin në finale.

Image

Itali vs Irlandë e Veriut – 26 Mars, 20:45, ‘Stadio Atleti Azzurri d’Italia’

Nicolo Barella vs Isaac Price

Italia, katër herë kampione bote, synon të mos mungojë në Botëror për herë të tretë radhazi. Mesfushori i Interit, Barella, do të jetë kyç për të mbajtur Irlandën e Veriut nën kontroll, duke kombinuar teknikën dhe luftën fizike. Price, sulmues i West Brom, ka shënuar 10 gola në 28 ndeshje ndërkombëtare.

Image

Path B

Ukrainë vs Suedi – 26 Mars, 20:45, ‘Estadi Ciutat de Valencia’

Ilya Zabarnyi vs Viktor Gyokeres

Dueli mes mbrojtësit Zabarnyi dhe sulmuesit të fuqishëm Gyokeres do të jetë shumë interesant. Zabarnyi ka mbi 50 paraqitje për Ukrainën dhe ka qenë kapiten. Gyokeres ka kontribuar me gola vendimtarë për Arsenalin në Premier League.

Image

Poloni vs Shqipëri – 26 Mars, 20:45, ‘PGE Narodowy’, Varshavë

Robert Lewandowski vs Berat Gjimshiti

Kapiteni shqiptar, Berat Gjimshiti, do të përballet me një nga sulmuesit më të mëdhenj të brezit. Gjimshiti është i fuqishëm në ajër dhe lexues i shkëlqyer i lojës. Ai do të ketë nevojë për të gjitha këto cilësi për të ndalur Lewandowski-n, që synon të kualifikojë Poloninë në Botërorin e tretë radhazi.

Image

Path C

Sllovaki vs Kosovë – 26 Mars, 20:45, ‘Narodny futbalovy stadion’, Bratislavë

David Hancko vs Vedat Muriqi

Mbrojtësi sllovak Hancko ka pasur një sezon të shkëlqyer tek Atletico Madridi dhe është i aftë të luajë qendërmbrojtës ose mbrojtës i majtë. Ai do të ketë një punë të vështirë ndaj sulmuesit të Kosovës, Muriqi, i cili ka shënuar 18 gola këtë sezon në La Liga, vetëm Kylian Mbappe e ka tejkaluar.

Image

Turqi vs Rumani – 26 Mars, 18:00, ‘Vodafone Park’, Stamboll

Kenan Yildiz vs Dennis Man

Yildiz, 20 vjeç, shquhet për shpejtësi, driblim dhe përfundime të sakta. Dennis Man, nga ana tjetër, ofron kreativitet dhe penetrim nga krahu i djathtë dhe ka qenë pjesë kyçe e PSV Eindhovenit këtë sezon.

Image

Path D

Danimarkë vs Maqedoni e Veriut – 26 Mars, 20:45, ‘Parken Stadium’, Kopenhagë

Rasmus Hojlund vs Eljif Elmas

Dy bashkëlojtarë te Napoli përballen në këtë gjysmëfinale. Hojlund, sulmues i fuqishëm, ka shënuar 14 gola këtë sezon. Elmas ofron cilësi dhe polivalencë për Maqedoninë e Veriut dhe ka 75 paraqitje ndërkombëtare.

Image

Çeki vs Republika e Irlandës – 26 Mars, 20:45, 'Sinobo Stadium', Pragë

Patrik Schick vs Troy Parrott

Ky duel mund të vendoset nga sulmuesit kryesorë të ekipeve. Schick ka shënuar 24 gola në 50 ndeshje ndërkombëtare dhe Parrott ka shënuar një ‘hat-trick’ për të siguruar një vend në play-off.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco