Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të bashkonte shqiptarët kudo në botë, me një si Broja...

Strakosha: Kualifikimi në Botëror do të bashkonte shqiptarët kudo në botë, me një si Broja...

12:44, 25/03/2026

Portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka folur ekskluzivisht për FIFA-n para ndeshjes vendimtare ndaj Polonisë në play-off-et evropiane. Shqipëria do të përballet me Poloninë në ‘Path B’ të play-off-eve të UEFA-s, duke synuar të bëjë histori duke kualifikuar për herë të parë në një Botëror.

Shqipëria është ekipi i vetëm në ‘Path B’ që nuk ka marrë kurrë pjesë në FIFA World Cup. Për të arritur finale botërore për herë të parë, ekipi i drejtuar nga Sylvinho duhet të mposhtë Poloninë në gjysmëfinale dhe më pas fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë në finale.

I lindur në Athinë dhe i formuar si lojtar në Itali, Strakosha e di çfarë do të thotë të mbash fanellën e Kombëtares në një turne të madh. Ai ka kaluar netë nën dritat e UEFA Champions League me Lazion dhe ka luajtur edhe te Brentfordin në Premier League, por ato eksperienca nuk krahasohen me emocionin e përfaqësimit të Shqipërisë në UEFA EURO 2024.

Tani, kur mendon mundësinë për ta udhëhequr vendin e tij drejt Botërorit të parë, ku në Grupin F do t’i përballej me Tunizinë, Holandën dhe Japoninë, Strakosha shfaqet plot gëzim.

Image

Kjo gjysmëfinale ndaj Polonisë mund të jetë hapi i parë drejt realizimit të ëndrrës suaj. Çfarë ndieni tani?

Të jem i sinqertë, isha shumë i emocionuar edhe para kësaj ndeshjeje. Nuk është thjesht një gjysmëfinale për ne, është si një finale. Është një ndeshje shumë e madhe, sepse kemi mundësinë të bëjmë histori për Shqipërinë dhe gjithë kombësinë. Të luash për vendin tënd në një Botëror, sidomos në Amerikë ku jetojnë kaq shumë shqiptarë, nuk do të ishte ëndërr vetëm për mua, por për të gjithë të përfshirët.

Ndër Poloninë, Suedinë dhe Ukrainën, ju jeni ekipi i vetëm që nuk keni marrë pjesë kurrë në një Botëror. A e bën kjo rolin e outsider-it më të lehtë mendërisht?

Të jem i sinqertë, po, ne jemi ‘outsider’, dhe historia e provon këtë. Por ne besojmë se kemi atë që duhet. Nuk është rastësi që kemi arritur deri këtu. Ne e meritojmë të jemi këtu. Jemi të vetëdijshëm që Polonia ndodhet më lart në renditje se ne, por premton të jetë një ndeshje konkurruese. Për ne është si një finale, ashtu si për ta.

Polonia ka sulmues të kualitetit si Robert Lewandowski dhe një skuadër të mbushur me talent. Si planifikoni t’ua vështirësoni punët atyre?

Ata janë nga skuadrat më të organizuara që kam përballuar kohët e fundit. Kanë lojtarë të klasit të lartë: Lewandowski është emri i parë që më vjen në mendje, gjithashtu Piotr Zielinski, për të cilin kam shumë respekt. Në mendimin tim, ata janë një nga skuadrat më të mira të nivelit të dytë, jo shumë larg nga skuadrat kryesore si Franca, Italia dhe Spanja. Ne jemi me fat që kemi një sulmues me potencial të madh si Armando Broja. Nëse ai luan rregullisht, rreth 30-40 ndeshje në sezon, mund të bëjë hapin në nivelin tjetër. Ne me të vërtetë kemi nevojë për lojtarë të këtij kalibri, që mund të ndryshojnë rrjedhën e një ndeshjeje.

Image

Fushata juaj në UEFA EURO 2024 tregoi se mund të përballeni me këdo. Çfarë mësuat nga ajo eksperiencë?

Ishte një kënaqësi e madhe të kisha mundësinë të luaja ndaj ekipeve kaq të forta; doja të shikoja ku qëndronim. Mendonim se do të ishim jashtë nivelit, por në fund, e dhanë maksimumin tonë. Mund të kishim fituar lehtësisht ndaj Kroacisë. Ishte një eksperiencë fantastike, një nga më emocionueset që kam pasur ndonjëherë.

Sylvinho është në krye të ekipit që nga 2023. Si do të përmbledhni pikat e tij të forta dhe në çfarë keni përparuar si ekip?

Ai na mësoi të besojmë më shumë tek vetja, ndërkohë që mbajmë këmbët fort në tokë. E dimë që mund të kishim bërë më mirë në disa ndeshje, por ai na dha shumë besim dhe një shtysë të madhe për kualifikueset e Botërorit. Që nga koha që ai është trajner, kemi përparuar shumë. Ka sjellë stabilitet real në ekip. Koha me kombëtaren është e kufizuar, kështu që është thelbësore të kemi baza të forta. Sot, jemi një njësi më e bashkuar dhe e dimë se çfarë mund të arrijmë.

Image

Si shumë prej shokëve të ekipit, ju jeni lindur jashtë Shqipërisë. Çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tuaj?

Është një burim i madh krenarie. Ne jemi rritur duke respektuar dhe dashur rrënjët tona. Edhe nëse lind ose rritesh jashtë, ndjen lidhje të fortë me atdheun. Është një nder i madh të luash për Shqipërinë. Nuk kam pasur asnjëherë dyshim, edhe pse mund të kisha luajtur për Greqinë. Prindërit gjithmonë më kanë mësuar t’i respektoj të gjithë, por edhe të kem dashuri të thellë për vendin tim. Jam mirënjohës Shqipërisë për eksperiencat që më ka dhënë dhe kurrë nuk më ka shkuar në mend të luaja për ndonjë tjetër.

Mund ta imagjinoni festën në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë nëse kualifikoheni për Botërorin 2026?

Nuk mund ta imagjinoj ende se çfarë do të ishte. Europiani ishte i mrekullueshëm, por një Botëror, sidomos në Amerikën e Veriut, do të ishte diçka tjetër. Do të ishte një festë për shqiptarët kudo në botë. Nuk dua ta mendoj ende, as fazën e grupeve. Tani, duhet të fokusohemi te ndeshja jonë me Poloninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco