E konfirmon Ministri i Sporteve, Rusia mund të kthehet pas pezullimit trevjeçar

E konfirmon Ministri i Sporteve, Rusia mund të kthehet pas pezullimit trevjeçar

12:32, 25/03/2026

Ministri i Sporteve i Rusisë, Michael Degtyarev, deklaroi se federata botërore e atletikës mund t’i ketë hequr të gjitha ndëshkimet ndaj atletikës ruse për shkak të dopingut. Sipas Degtyarev, i cili u cituar nga kanali televiziv Max dhe faqja Inside ‘The Games’, atletika ruse ka përfunduar “një periudhë karantine trevjeçare”.

Ai shtoi se të gjitha kërkesat e vendosura pas skandalit të dopingut në 2015, që kishte çuar në përjashtimin e Rusisë nga Lojërat Olimpike para luftës në Ukrainë, janë plotësuar. Këto përfshinin futjen e “standardeve të reja të qeverisjes” dhe një ristrukturim të aktiviteteve antidoping.

Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar ende nga World Athletics, ndërsa javët e fundit Degtyarev kishte sugjeruar gjithashtu një vendim të mundshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për rikthimin e Rusisë, e përjashtuar nga Lojërat për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ky zhvillim, nëse konfirmohet, mund të hapë rrugën për rikthimin e atletëve rusë në skenën ndërkombëtare pas një periudhe të gjatë izolimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco