Cristiano Ronaldo Jr., i njohur si Cristianinho, është shumë pranë një marrëveshjeje për t’u bashkuar me Real Madridin, klub ku babai i tij, Cristiano Ronaldo, shkroi historinë si golashënuesi më i madh me 450 gola në 438 ndeshje. Sipas ‘The Athletic’, Cristianinho po stërvitet aktualisht në akademinë e Real Madridit, duke punuar me skuadrën U-16, dhe ekzistojnë shanse të mëdha që sezonin e ardhshëm të lërë Al Nassr, ku luan edhe babai i tij, për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll.
Sulmuesi i ri tashmë është pjesë e përfaqësueses U-16 të Portugalisë dhe me këtë transferim mund të ndjekë gjurmët e babait të tij në klubin gjigant spanjoll, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Në rast realizimi të kalimit te Real Madridi, do të jetë klubi i parë ku Cristianinho do të luajë i ndarë nga babai, pasi filloi karrierën te Juventusi në Itali, më pas u transferua te Manchester United dhe më pas te Al Nassr në Arabinë Saudite.
Kjo lëvizje pritet të jetë një vazhdim i historisë legjendare që Cristiano Ronaldo ka shkruar te Real Madridi dhe një provë e talentit të së ardhmes së futbollit portughez.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: