Guardiola: Fitorja ndaj Arsenalit në finale e bën këtë trofe edhe më të veçantë

Guardiola: Fitorja ndaj Arsenalit në finale e bën këtë trofe edhe më të veçantë

08:54, 23/03/2026

Pas triumfit në finalen e Carabao Cup, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, theksoi se suksesi merr vlerë edhe më të madhe për shkak të kundërshtarit të fortë si Arsenal.

Falë dygolëshit të Nico O’Reilly, City fitoi 2-0 në Wembley, duke siguruar trofeun e nëntë të Kupës së Ligës në histori dhe të pestin nën drejtimin e Guardiolës.

“Ky trofe ka një domethënie të madhe për ne. Të fitosh nuk është kurrë e lehtë,” u shpreh Guardiola. “Arsenali, së bashku me Bayernin dhe ndoshta Barcelonën, është ndër ekipet më të forta në Evropë. Në 15 minutat e para na vunë në vështirësi, por më pas arritëm të reagonim dhe të fitonim duelet për topat e dytë”.

Tekniku spanjoll vlerësoi edhe performancat individuale: “Antoine bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në të dytën u dallua Jérémy. Më pas gjetëm balancën me Rodri dhe Bernardo Silva në pozicionet e duhura”.

Në përfundim, Guardiola theksoi rëndësinë e suksesit: “Ishte një fitore e jashtëzakonshme. Carabao Cup nuk ka peshën e Premier League-s apo Champions League, por kur mposht një skuadër si Arsenali në finale, ky trofe bëhet vërtet i veçantë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco